LAJMI I FUNDIT:

Hetemaj me Chievon ndal Milanin (Video)

Hetemaj me Chievon ndal Milanin (Video)

Milan ka barazuar në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A, me ç’rast tani janë pesë pikë larg pozitës së pestë.

Rosonerrët nuk arritën të triumfojnë si mysafirë i skuadrës së Chievos duke barazuar pa gola, 0:0.

Megjithëse në pjesën e parë kuqezinjtë patën disa raste për shënim, nuk arritën të tundin rrjetën e ekipit vendas, raporton Telegrafi.


Jeremy Menez (‘12) dhe Keisuke Honda (‘42) kishin rast të kalonin në epërsi skuadrën e Milanit, por u treguan të pasaktë para portës së Bizzarit, i cili ishte i sigurt në pritjet e tija.

Edhe në pjesën e dytë, Milan e kërkoi rrugën e golit, por nuk ia arritën në saje të mbrojtjes së Chievos, ku përgjatë 90 minutave të ndeshjes u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj. Madje, ky i fundit në minutën e 78-të takimit, i vetëm para portierit Christian Abbiati, nuk diti të gjendej më së miri dhe humbi rast të pastër.

Paraprakisht, milanistët kishin rastet më të mira në këtë takim, kur brenda 30 sekondave në minutën e 74-të të takimit, Ignazio Abate dhe Andrea Betolacci goditën shtyllën e skuadrës së Chievos.

Në vazhdim të ndeshjes, dyja skuadrat krijuan nga gjysmë rasti, të cilat nuk ndikuan në ndërrimin e rezultatit dhe kështu, takimi përfundoi pa gola, 0:0.

Vlen të theksohet se Gilanluiggi Dunnarumma pësoi një lëndim në minutën e 19-të të takimit, ku u zëvendësua nga ana e veteranit, Abbiati.

Pas këtij barazimi, Milan ka 48-të pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë të tabelës së ligës elitare italiane, ndërsa Chievo zë vendin e dhjetë me 35 pikë. /Telegrafi/


Abate And Bertolacci Amazing Miss Chievo vs… by Live-goals

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori