Viti 2023 shënon 100 vjetorin e vdekjes së Aubrey Herbertit, ushtarakut, diplomatit dhe politikanit britanik i cili në histori hyri si miku më i madh i shqiptarëve dhe si kampion i pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja që një grup i intelektualëve dhe aktivistëve në Londër, ia dërguam presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, një propozim për dekorimin e këtij personaliteti tejet të rëndësishëm për shqiptarët.
Në pjesën e propozimit, siç e kërkon formaliteti, e paraqitëm arsyetimin pse duhet të dekorohet Aubrey Herbert, duke i dhënë arsyet e kontributit të jashtëzakonshëm, si dhe duke bërë me dije se në këtë mënyrë kontribuohet edhe më tej në kultivimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Në një pjesë të veçantë e dërguam edhe një biografi të shkurtër të këtij personaliteti, duke potencuar se te shqiptarët ai zë vend në mesin e heronjve kryesorë. Pra, shënuam shkurtimisht se Aubrey Herbert, duke dalë haptas si mik i shqiptarëve, kishte dhënë kontribut të madh në popullarizimin e kauzës shqiptare në gazetat dhe opinionin publik të atëhershëm britanik; duke e theksuar Kosovën si territor shqiptar; duke e themeluar Komitetin Shqiptar [Albanian Committee] përmes të cilit e solli delegacionin shqiptar në Londër më 1913, për të ndikuar në procesin e Konferencës së Londrës; për shkak të lidhjes së tij të ngushtë shoqërore me Isa Boletinin; angazhimin e tij në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar pas aktivitetit të pazëvendësueshëm që kishte treguar në Konferencën e Paqes së Parisit (1918), ku sovraniteti i Shqipërisë qe rrezikuar; aktivitetin e tij humanitar në Shqipëri e në Kosovë, sikurse edhe angazhimin që e bënte përmes qeverisë britanike duke bërë presion te qeveria e Beogradit që të mos keqtrajtoheshin shqiptarët që mbetën ne Jugosllavi …
Paraqitëm edhe detaje të tjera dhe kërkesën ia dërguam presidentes Osmani me 28 dhjetor 2022. Pritëm disa javë që ta merrnin atë përgjigjen e zakonshme qe e dërgojnë organet zyrtare: “Ju falënderojmë për propozimin, të cilin do ta shqyrtojmë dhe do t’ju njoftojmë me kohë”.
Kaluan edhe disa javë dhe nuk erdhi as kjo përgjigje e domosdoshme. Prandaj, unë e kontaktova njërin nga këshilltarët e presidentes, në mënyrë që ta merrja vesh se pse nuk kishte përgjigje. Edhe këshilltari bëri disa ‘eskivazhe’ për t’i ikur përgjigjes. Pastaj, kah mesi i prillit, i shkrova sërish presidentes. Kot. Nuk përgjigjet presidentja. Ajo ka vendosur të qëndrojë në heshtje.
Por, pse hesht presidentja?
Kërkesat e këtilla nuk kalohen me heshtje dhe ajo duhet ta dijë këtë gjë. Është vështirë të dihet saktësisht arsyeja e heshtjes pasi që nuk ka përgjigje. Ndoshta presidentes nuk i duket i denjë ky grupi ynë për të paraqitur këso propozimesh. Megjithatë, ajo tashti nuk mund të thotë se nuk ka njohuri se kush është Aubrey Herbert. Por, heshtja në këtë rast nuk e hapë vetëm mundësinë që supozimet të vërtetohet si të sakta, por e ka edhe domethënien e refuzimit në mënyrë të fshehur.
Pa marrë parasysh se si qëndron puna, Aubrey Herbert nuk mund të refuzohet. Prandaj, presidentja Vjosa Osmani duhet ta dekorojë patjetër këtë mik tonin, më të madhin që kemi pasur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi