LAJMI I FUNDIT:

“Heshtja e Lornës” hap Festivalin në Tiranë

“Heshtja e Lornës” hap Festivalin në Tiranë

Të hënën mbrëma është hapur edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër, Tirana Internaional Film Festival, në kinemanë "Imperial" të kryeqytetit shqiptar.

Festivalin e hapi filmi i vëllezërve Dardenne, “Heshtja e Lornës”, ku rolin kryesor e luan aktorja kosovare, Arta Dobroshi.

Krijuesit e “Le silence de Lorna” këtë vit fituan Palmën e Artë për skenarin më të mirë në Festivalin e Kanës, po ky film është zgjedhur edhe si filmi më i mirë nga Komisioni Evropian, i cili i akordoi edhe një shumë parsh për t’u përkthyer në të gjitha gjuhët e BE-së.

Për premierën shqiptare ishte e pranishme aktorja Arta Dobroshi. Ajo u shpreh se interpretimi i këtij roli i kishte falur shumë kënaqësi. Për Artën, Lorna nuk është vetëm një vajzë nga Gramshi, ajo përfaqëson një personazh universal.


Të hënën u shfaqën edhe dy filma me metrazh të shkurtër. “Intercom” i regjisorit britanik Mark Gutteridge dhe “My mother learns cinema” i regjisorit turk Nesimi Yetik.

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

Shqiptari në Maltë

Shqiptari në Maltë

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Kalo në kategori