Ky është momenti dramatik kur një burrë nxori një shofer nga një kamion që digjej, ndërsa 20 persona tjerë thuhet se kanë qëndruar duke filmuar me telefonat e tyre.

Jim Angulo ishte duke shkuar për të punuar në në Miami rreth orës 02:00 të mërkurën, kur pa automjetin që po digjej, transmeton Telegrafi.


"Shikova nga e majta, dhe shikova nga e djathta dhe pashë 20 persona me celularët e tyre që nuk bënin asgjë, dhe unë thashë: "Kjo varet nga unë", i tha Angulo mediave amerikane.

24747442 8004915 image m 10 1581698919086

24747444 8004915 image m 11 1581698923364

Angulo dhe një burrë tjetër shkuan me guxim drejt zjarrit dhe nxorën njeriun nga dritarja e kamionit.

Automobilisti i paidentifikuar u dërgua në spital, ndërsa një viktimë tjetër mori trajtim nga mjekët në vendngjarje.

"Këmba e tij ishte djegur e gjitha", tha Angulo. "Duart e tij ishin djegur të gjitha. Ai ishte djegur mjaft shumë".

24747440 8004915 image m 8 1581698901104

24747438 8004915 image m 9 1581698908959

Por ai mohoi të ishte një hero, duke thënë: "Nëse unë do të isha në të njëjtën situatë, shpresoj se dikush do të bënte të njëjtën gjë për mua. Është kaq e thjeshtë. /Telegrafi/