Heroi Ramos shpëton Realin nga dështimi, ‘Mbretërit’ vazhdojnë me fitore (Video)

Real Madrid ka fituar në fund ndaj Deportivo La Coruna me rezultat 3-2.
Pjesa e parë e takimit i takoi vendasve nga Santiago Bernabeu, por edhe pse provuan disa herë të shënojnë nuk arritën të gjejnë rrugën e golit dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me barazim 0-0.
Me të filluar pjesa e dytë ishin Real Madrid që shënuan të parët me anë të Alvaro Morata, i cili shënoi një supergol në minutën e 50-të pas asistimit të Iscos.

Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë epërsia e vendasve, pasi Deportivo La Coruna arriti ti shënoj dy gola të shpejt me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë, Joselu, i cili fillimisht shënoi një supergol në minutën e 63-të pastaj dy minuta më vonë edhe një gol nga afërsia për 2-1.

Pas kësaj epërsie të shpejt të mysafirëve, Reali u hodh në sulm me të gjitha forcat dhe arritën të gjejnë golin e barazimit.
Ishte rezervisti Mariano Diaz që shënoi me kokë në minutën e 84-të pas asistimit të saktë të Lucas Vazquez.
Deri në fund të takimit, ‘Mbretërit’ provuan për të gjetur golin e fitores dhe këtë e arritën në minutat shtesë me anë të heroit të tyre, Sergio Ramos, i cili shënoi më kokë pas asistimit të Toni Kroos dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat 3-2.

Me këtë fitore, Reali vazhdon të jetë lider i La Ligas me 37 pikë apo gjashtë më shumë se Barcelona dhe javën e ardhshme e pret Granadan, ndërsa La Coruna renditet e 16-ta me 13 pikë dhe e pret Osasunan në shtëpi. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x54xexb_sport
https://twitter.com/LaLigaDaily1/status/807700685152206852























































