LAJMI I FUNDIT:

Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale, KE: Është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale, KE: Është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian ka thënë se procesi i heqjes së vizave për qytetarët serbë të Kosovës, e të cilët posedojnë pasaporta ilegale të lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese Serbe”, është proces i përmbyllur legjislativ.

Një zëdhënës i këtij institucioni ka thënë se më 16 nëntor 2023, Komisioni ka miratuar një propozim për të lejuar serbët e Kosovës që janë mbajtës të pasaportave serbe të lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese Serbe” të udhëtojnë pa viza në BE.

Qëndrimi i Komisionit, sipas këtij zëdhënësi, theksohet në propozimin e Komisionit, ndërsa thuhet se qëllimi i propozimit është të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të mbulohen nga një regjim pa viza kur udhëtojnë në BE.


Zëdhënësi i KE-së ka thënë po ashtu se ky propozim i tyre është miratuar të hënën (22 korrik) nga Këshilli “dhe me këtë përmbyllet procesi legjislativ”.

“Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”.

“Ky propozim plotëson hyrjen në fuqi të regjimit pa viza për mbajtësit e pasaportave të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2024”, ka theksuar ky zëdhënës i Komisionit Evropian për Klankosova.

Komisioni Evropian është pyetur nëse të njëjtit janë konsultuar me institucionet e Kosovës lidhur me këtë veprim, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Reagon Presidenca: Vendimi i BE-së për t’ua hequr vizat serbëve, ligjërisht është i pazbatueshëm në Kosovë
Lexo po ashtu Reagon Presidenca: Vendimi i BE-së për t’ua hequr vizat serbëve, ligjërisht është i pazbatueshëm në Kosovë

Presidenca e Kosovës ka thënë se vendimi i Këshillit të BE-së dje që të lejohet qarkullimi pa viza për qytetarët me pasaporta të jashtëligjshme serbe të lëshuara në Kosovë, dëmton kosovarët, Kosovën dhe karakterin multientik të saj si dhe vetë BE-në.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serbë të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë me vendbanime qytetet e Kosovës.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, tha Kurti sot.

“Drejtoria Koordinuese Serbe” lëshon pasaporta për serbët që jetojnë në Kosovë, mirëpo që qytetet e Kosovës i fut në kuadër të Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori