LAJMI I FUNDIT:

Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Angela Griep, zëdhënëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka njoftuar se një viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në proces.

Sipas Griep, mbrojtësi i viktimave ka thënë se arsyeja e kësaj tërheqje është për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

“Më 17 mars, mbrojtësi i viktimave njoftoi trupin gjykues se një viktimë vendosi të tërhiqej nga pjesëmarrja në proces për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Aktualisht, 154 viktima marrin pjesë në proces në këtë çështje gjyqësore nëpërmjet mbrojtësit të viktimave”, tha ajo.


Zëdhënësja tregoi se më 18 mars në rastin e ish-krerëve të UÇK-së është pranuar një dëshmi e një dëshmitari në formë të shkruar, ndërsa pala jo thirrëse që i bie mbrojtja mund ta marrë në pyetje dëshmitarin.

Në po të njëjtën ditë, Griep tha se janë pranuar në prova materiale dëshmitë e katër dëshmitarëve, por pa marrje në pyetje nga mbrojtja.

Ndërsa, më 13 mars 2025, sipas zëdhënëses, është miratuar pjesërisht një kërkesë e ZPS-së për pranimin në prova materiale vetëm në formë të shkruar gjashtë deklarata të dëshmitarëve meqenëse ata kanë ndërruar jetë. Kërkesa është miratuar vetëm prej pesë prej deklaratave, ndërsa për deklaratën e gjashtë kërkesa u miratua pjesërisht.

“Në lidhje me pesë prej deklaratave, trupi gjykues miratoi kërkesën, duke konstatuar se provat nuk janë për vërtetimin e veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarve dhe se vlera provuese e tyre nuk zhbëhet prej efektit dëmtues ndaj të akuzuarve. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se provat përputhen dhe konfirmohen nga deklarata të dëshmitarëve të tjerë të cilët mbrojtja pati mundësinë t’i merrte në pyetje. Në lidhje me deklaratën e gjashtë, trupi gjykues miratoi kërkesën pjesërisht dhe urdhëroi Prokurorinë të përjashtojë pjesët e dëshmisë në lidhje me një incident që nuk përfshihet në aktakuzë”, tha Griep, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ajo shtoi se sa i përket pretendimit se disa aspekte të kësaj prove janë spekulative apo të pambështetura, trupi gjykues theksoi se kjo do të merret parasysh kur të shqyrtojë peshën dhe vlerën provuese që do t’i japë asaj prove.

Griep tregoi edhe për vazhdimin e masës së paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ndërsa në rastin e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë, tha se gjatë javës së kaluar janë bërë publike disa vendime në lidhje me aktakuzën në këtë rast, operacionet e bastisjeve dhe sekuestrimeve të kryera nga Prokuroria.

Kurse, për rastin e Salih Mustafës, ajo tregoi se dy raporte të administratores nga maji dhe korriku 2024 në lidhje me zbatimin e urdhrit për zhdëmtim, u bënë publike.

Griep tha se administratorja ka theksuar se viktimat kanë marrë një përqindje të caktuar të zhdëmtimeve që u janë akorduar. Ndërsa, hollësitë e tjera lidhur me këtë temë vazhdojnë të jenë konfidenciale.

Griep sërish përsëriti se ata nuk janë në pozitë që të japin informacione lidhur me ndonjë kërkesë apo ndonjë vendim lidhur me lirimin e përkohshëm të Thaçit në Kosovë pas vdekjes së babait të tij. Tha se çdo kërkesë është fillimisht konfidenciale dhe pasi të kryhen vizitat, zakonisht ato riklasifikohen në publike.

Griep gjatë kësaj konference ka njoftuar që më 4 mars, trupi gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për pranimin në prova të dokumenteve që lidhen me zonën e Shalës dhe Karadakut, pasi ato u vlerësuan si autentike dhe të lidhura ngushtë me lëndën.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacion