Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës të mërkurën e kanë luajtur ndeshjen e tretë në kuadër të Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytet.

Në palestrën ‘1 Tetori’, hendbollistët tanë e fituan ndeshjen vëllazërore ndaj ekipit përfaqësues të Universitetit të Shkodrës.


Dallimi në cilësi ishte i madh, ndërsa rezultati në fund ishte 67-14.

Hendbollistët tanë i kanë fituar të gjitha tri ndeshjet në grup dhe në gjysmëfinale kalojnë nga vendi i parë në grup.

Gjysmëfinalen e luajnë të premten nga ora 19:00 me të dytin e grupit tjetër.

telegrafi sport app