LAJMI I FUNDIT:

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës fitojnë Kupën Botërore Universitare

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës fitojnë Kupën Botërore Universitare
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës e kanë fituar Kupën Botërore Universitare që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Në finalen dramatike dhe shumë të bukur, hendbollistët tanë kanë fituar ndaj universitetit të Koresë së Jugut me rezultatin 33-30. Ndeshja u luajt në atmosferë të shkëlqyeshme para rreth 1.500 shikuesve në palestrën “1 Tetori”.

Hendbollistët e UP-së kanë filluar herët shkëputjen në rezultat. Pas 30 minutave rezultati ishte 19-17 për hendbollistët tanë. Edhe në pjesën e dytë epërsia e UP-së ishte konstante. Por, jugkoreanët nuk janë dorëzuar deri në fund, duke e bërë kështu ndeshjen shumë interesante dhe dramatike.


Cilësia e djemve tanë ka ardhur në shprehje dhe ata kanë mbyllur finalen me fitore.

Drenit Tahirukaj është shquar me nëntë gola. Gjashtë i shënoi Atdhe Basholli, ndërsa pes i kishte Jon Muqolli. Me pritje të shumta është dalluar edhe Arti Luzha.

Është ky një tjetër sukses i hendbollistëve tanë dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Kjo përvojë do t’iu shërbejë lojtarëve si motivim për sfidat tjera në karrierë.

Te hendbollistet titullin e kampionit e ka fituar Universiteti nga Koreja e Jugut.

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori