LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Vushtrria me fitore të madhe në Rahovec

Hendboll: Vushtrria me fitore të madhe në Rahovec
(Foto: kosovahandball.info)

Vushtrria ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Rahovec, Vushtrria e mposhti skuadrën vendase me rezultat 28-26. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të.

Pas fillimit të barabartë të ndeshjes, vushtrriasit nisën shkëputjen e lehtë dhe pas 30 minutave rezultati ishte 14-10 për mysafirët.

Në pjesën e dytë epërsia e Vushtrrisë shkoi deri në tetë gola, 25-17. Deri në fund, Rahoveci u afrua në dy gola, 28-26.


Bozhidar Nikoçeviq i shënoi 10 gola për Vushtrrinë. Gjashtë i kishte Erkan Abazgjiku, kurse nga katër i shënuan Egzon Vuçitërna dhe Nemanja Drakuloviq.

Te Rahoveci, Marley Fernandes i shënoi shtatë gola. Pesë i kishte Mali Luzha, kurse katër i realizoi Alban Haziri.

Në trend Sport

Më shumë
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA - zbulohet arsyeja

Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA - zbulohet arsyeja

La Liga
Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Ligat tjera

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A
Kalo në kategori