LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, Florian Tasholli pritet t’i bashkohet ekipeve të grupmoshave të reja të Kosovës

Hendboll, Florian Tasholli pritet t’i bashkohet ekipeve të grupmoshave të reja të Kosovës
Florian Tasholli (Foto: Kosovahandball.info)

Florian Tasholli pritet t’i bashkohet ekipeve të grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës në hendboll në të ardhmen e afërt.

Shtatlarti Tasholli ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe ka shprehur gatishmëri që të luajë për Kosovën në të ardhmen.

Tani mbetet te trajnerët e grupmoshave të reja të vlerësojnë lojtarin dhe eventualisht të ftojnë atë, shkruan Kosovahandball.info.


Tasholli është i lindur më 28 janar të vitit 2003 në Heidenheim të Gjermanisë. Aktualisht është në grupmoshat e reja të klubit gjerman Steinheim.

Është duke u zhvilluar si lojtar, ndërsa ka gjatësi të duhur për hendboll. Është i gjatë 190 centimetra dhe peshon 90 kilogramë.

Federata e Hendbollit të Kosovës mirëpret vendimin e Tashollit që të jetë në dispozicion të Kosovës dhe pret që njëjtë të veprojnë edhe lojtarë tjerë që bëjnë karrierë në vende evropiane.

Ekipet kombëtare të Kosovës kanë qenë, janë dhe do të jenë të hapura për të gjithë lojtarët cilësorë nga Kosova, pavarësisht nëse ata bëjnë karrierë në klube të vendit apo në klube të huaja.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori