LAJMI I FUNDIT:

Helmohen mbi 80 qytetarë në iftarin e gjelltores në Drenas, policia jep detajet

Helmohen mbi 80 qytetarë në iftarin e gjelltores në Drenas, policia jep detajet

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Drejtorinë e Inspeksionit komunal në Drenas janë duke punuar për zbardhjen e rastit të helmimit të  mbi 80 qytetarëve, të cilët kishin marrë ushqim për iftar nga një gjelltore në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se me rastin janë duke u marrë që disa ditë.

“Me datën 17.05.2019 e kemi pranuar një informatë, se në një lokal ne Drenas, dyshohet të jenë helmuar nga ushqimi disa persona. Informata është trajtuar nga ana e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet përkatëse”.


“Lidhur me këtë ngjarje më 18 maj 2019 me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Zëdhënësja Ahmeti bëri të ditur se është intervistur edhe pronari i lokalit, dhe i njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Për numrin e qytetarëve të helmuar, ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra. Ai  në një deklaratë për media ka thënë se numri i të helmuarve arrin deri në 85.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka konfirmuar se aktualisht mostrat e ushqimit të gjetura në kuzhinën e lokalit, janë në laboratorë duke u testuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori