LAJMI I FUNDIT:

Helm gjarpri në vend të drogës gjatë festës – arrestohet YouTuberi indian

Helm gjarpri në vend të drogës gjatë festës – arrestohet YouTuberi indian

YouTuberi indian Elvish Yadav është arrestuar pasi dyshohet se ka shpërndarë helm gjarpërpinjsh në vend të drogës gjatë një feste.

Festa e cila është mbajtur në nëntor është bastisur me dyshimin se pjesëmarrësit po konsumonin helm gjarpri.

Që nga ajo kohë policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje pesë persona të dyshuar për kontrabandë gjarpërinjsh, të cilët e deklaruan Yadav si organizatorin e dyshuar të festave dhe si furnizuesin me helm, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Yadav i cili njihet si fituesi i versionit indian të Big Brother, Bigg Boss OTT, ka mohuar të gjitha akuzat, dhe është shprehur se do të bashkëpunojë me policinë.

Bëhet e ditur se në festë janë gjetur nëntë gjarpërinjë, përfshirë kobra, dhe 20 ml helm.

Indianit tani i janë caktuar 14 ditë paraburgim, katër muaj pasi u mor në pyetje për herë të parë.

Rasti doli në pah pas një ankese nga organizata e mirëqenies së kafshëve People for Animals, e cila pretendonte se Yadav dhe të tjerët po filmonin video me gjarpërinjtë dhe helmin e tyre.

Ndryshe, përgjatë viteve ka pasur shqetësime edhe për përdorimin e helmit të gjarpërinjve si ilaç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori