LAJMI I FUNDIT:

Hekurudha Prishtinë-Durrës, Hoti: E parashihte edhe Marrëveshja e Uashingtonit, këta e kanë kualifikuar si tradhti

Hekurudha Prishtinë-Durrës, Hoti: E parashihte edhe Marrëveshja e Uashingtonit, këta e kanë kualifikuar si tradhti
Foto: Arkiv

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Projektligjit për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit e ka paraparë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës me mundësi financimi nga fondet amerikane, por Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar asokohe, por që e miratoi kur erdhi në pushtet.

“Këta që janë duke “qeverisur” tani e kanë sharë këtë pikë të marrëveshjes dhe e kanë kualifikuar si tradhti, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje fqinjit verior në Portin e Durrësit. Ndërsa, sot këta mashtrues e sjellin për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për këtë projekt për ta financuar bashkërisht me Shqipërinë”, ka shkruar Hoti në Facebook.


Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, studimi i fizibilitetit pritet të kushtojë afro 2 milionë euro, Aliu jep detaje
Lexo po ashtu Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, studimi i fizibilitetit pritet të kushtojë afro 2 milionë euro, Aliu jep detaje

“Është lajm i mirë që po realizohet ky projekt, por kjo qasje tregon se këta kanë mashtruar qytetarët për këtë projekt dhe në të gjitha qëndrimet e tyre”, ka shtuar ai.

Ndryshe, kostoja totale për realizimin e studimit te fizibilitetit dhe hartimit të projekt idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1 milion e 980 mijë euro.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë do të ndajë shumën prej 1 milion euro, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës 980 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori