Heidi Klum, 51 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në rrugët e New York-ut me një kombinim elegant: xhaketë sportive të zezë dhe një fund maxi të tejdukshëm me një prerje të guximshme.

Ajo e plotësoi look-un me taka rrjete, një çantë ‘Dolce & Gabbana’ dhe aksesorë të shtrenjtë, duke rrezatuar stil dhe elegancë.


Dalja e supermodeles vjen pasi kaloi kohë me vajzën e saj, Lou, në New York, shkruan DailyMail.

96688039 14548615 image a 22 1743193640110

Pavarësisht se është vetëm 15 vjeç, Lou po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndjekur evente me të ëmën dhe babain e saj, këngëtarin Seal.

Heidi ka zbuluar se Lou është e talentuar në art, muzikë dhe debat, madje ka interes për modelingun, por ajo këshillon të presë pak para se të nisë këtë rrugëtim.

96688041 14548615 image a 23 1743193661152

Ndërkohë, fëmijët e tjerë të Heidit po ndjekin gjithashtu karriera publike: Leni, 20 vjeç, ka debutuar në Vogue Germany, ndërsa Henry, 19 vjeç, ka parakaluar në Paris Fashion Week.

Me talentin dhe trashëgiminë e tyre, duket se edhe Lou do të bëjë emër në të ardhmen. /Telegrafi/

96689257 14548615 image a 24 1743193731026

96689251 14548615 image a 25 1743193761156

96689261 14548615 image a 28 1743193819321

96689253 14548615 image a 29 1743193822921