LAJMI I FUNDIT:

Haziri uron Fitër Bajramin: Në Gjilan kemi vendosur standardin e barazisë për të gjithë

Haziri uron Fitër Bajramin: Në Gjilan kemi vendosur standardin e barazisë për të gjithë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Aliun dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit.

Urimi i Hazirit:

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vije pas një sakrifice njëmujore me agjërim për Zotin.


Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi edhe më afër Zotit.

Festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Uroj që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij dhe Zoti të na e pranoj agjërimin dhe lutjet tona.

Ju ftoj që festën e Fitër Bajramit ta bëjmë të barabartë sepse kemi vendosur standard të ri në Gjilan – standardin e barazisë për të gjithë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri me rastin e festës së Fitër Bajramit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori