LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Subjektit të parë në zgjedhje i takon kryeministri, LDK vendosi këtë parim para zgjedhjeve

Haziri: Subjektit të parë në zgjedhje i takon kryeministri, LDK vendosi këtë parim para zgjedhjeve

Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk synon të kërkojë postin e kryeministrit.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit Vjosa Osmani është goditur ulët nga kundërshtarët politikë me lajme të rrejshme, përcjell Telegrafi.

Duke folur për postin e kryeministrit, Haziri ka thënë se LDK-ja ka bërë një premtim para zgjedhjeve dhe sipas tij ata do t’iu qëndrojnë atyre parimeve se nuk mund të bëhet më pazar me postin e kryeministrit.


“Ata që certifikohen nga KQZ-ja si parti e parë duhet të marrin postin e kryeministrit. Nuk mund të bëhen kompromise në dëm të ekzekutivit. Duhet të mësohemi të respektojmë vullnetin e sovranit. Në momentin që zbardhet rezultati përfundimtarë LDK-ja ulet dhe uron të nominuarin”.

Haziri: Nuk presim ndryshim rezultati nga votat e diasporës, bëjmë qeveri me 2/3 e votave
Lexo po ashtu Haziri: Nuk presim ndryshim rezultati nga votat e diasporës, bëjmë qeveri me 2/3 e votave

Haziri ka thënë se ai që merr vetëm një votë më shumë i takon posti i kryeministrit.

“Ky është një standard i ri që po e vendosim. Mund të jetë në dëm të LDK-së por është në të mirë të demokracisë…Ky është qëndrim zyrtarë i partisë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/