Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar lidhur me rastin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo që u akuzuar nga disa banorë të lagjes “Dardania” në kryeqytet se të njëjtit i ka keqtrajtuar gjatë luftës.
Ai e ka cilësuar këtë rast të ministrit Rikalo si të ngjashëm me ministrin e dikurshëm për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq që ishte shkarkuar nga kryeministri Mustafa.
“Rasti Rikalo i përngjan rastit Jabllanoviq dhe askush nuk merret seriozisht se a ka dyshime apo jo që ka cenuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Për rastin Jabllanoviq u bë protestë qytetare, u bë presion publik. Mustafa e ka shkarkuar edhe pse i ka kushtuar me bojkot nga Lista Serbe”, tha Haziri, në Info Magazine të Klan Kosovës
Ai ka thënë se ministri Rikalo duhet të ballafaqohet me drejtësinë.
“Duhet të trajtohet seriozisht shqetësimi i qytetarëve, rasti duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit. Duhet ta ballafaqonte me drejtësinë”.
“Asnjëherë nuk mund të themi që duhet dhe mund të amnistohen për shkak se kanë hyrë në Qeveri. Jam kundër çdo tendencë qëllimkeqe me njollos njerëz por unë i besoj asaj familje, ata banorë kanë mbijetuar në Prishtinë, nuk ka arsye me dal pas 17 vjetëve dhe me thënë që janë ballafaquar me probleme të tilla. Si rast duhet të trajtohet seriozisht”, tha ai.
Por Haziri nuk ka lënë edhe pa thumbuar Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin nga Vetëvendosja.
Ai ka zënë shkas një deklaratë të ministrit Rikalo që ka thënë se bashkë me Shpend Ahmetin kanë punuar ne fondacionin Soros derisa me Albin Kurtin në vitin 2003 kanë themeluar KAN-in.
“Ata që bëjnë protesta si duket e kanë pasur far jarani pas luftës. Unë kam thënë edhe para disa jave që KAN-i nuk ka qenë organizatë nacionale, pas luftës ka qenë organizatë e guximshme që ka tejkaluar politikat e kohës, ka reaguar guximshëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”.
Ai ka thënë se për këtë çështje duhet të sqarohen vetë figurat që janë përmendur, por që sipas tij, më e rëndësishme është se çfarë ka bërë Rikalo para luftës dhe a ka kërcënuar jetën e njerëzve. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania