LAJMI I FUNDIT:

Haziri i përgjigjet Veselit: Nuk jemi kopje e VV-së, LDK e bëri institucionaliste VV-në (Video)

Haziri i përgjigjet Veselit: Nuk jemi kopje e VV-së, LDK e bëri institucionaliste VV-në (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigur akuzave të kryetarit të Kuvendit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, deklaroi se “LDK-ja është bërë kopje e Vetëvendosjes”.

Në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, Haziri u shpreh se LDK-ja e ka larguar VV-në nga rrugët jo demokratike.

Sipas Hazirit, me bashkëpunimin LDK-VV, kjo e fundit është larguar nga koktejt e molotovit dhe gazi lotsjellës.


“Ndoshta ne i kemi bërë shërbim, pasi bashkëpunimi me VV-në ia ka larguar VV-së koktejin e molotovit, gazin, bllokimin e dyerve të Kuvendit. VV-ja është bërë kopje e LDK-së, pasi janë bërë institucionalista, i kemi larguar nga mjetet jo demoraktike”, deklaroi nënkryetari i LDK-së.

Veseli i ashpër me LDK-në: Janë bërë kopje e VV-së (Video)
Lexo po ashtu Veseli i ashpër me LDK-në: Janë bërë kopje e VV-së (Video)

Ai përmendi dërgimin e letrave, që e kanë bërë bashkë me Vetëvendosjen drejtuar BE-së por edhe Uashingtonit, në lidhje me zhvillimet për dialogun.

Lutfi Haziri në një intervistë për Telegrafi.com

Në këtë intervistë, Haziri komentoi edhe deklaratat e tjera nga Kadri Veseli, i cili tha se “LDK-ja mos t’i fërkojë duart nga Speciala”.

Nnëkryetari i LDK-së duke iu përgjigjur këtyre akuzave, tha se deklaratat e tilla janë komike dhe tragjike.

“Deklarata e djeshme e Veselit që është thirja që mos t’i fërkojmë duart për Specialen, është deklarata më tragjike që një lider mund ta bëjë në një vend. Non-sens, dhe tragjike në njërën anë, në tjetrën është edhe komike. Sepse LDK-ja asnjëherë nuk është gëzuar dhe s’kemi pas asnjë pritje në lidhje me Gjykatën Speciale”, deklaroi Lutfi Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori