LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Paraqitja e Haradinajt në Bruksel, populizëm për konsum të brendshëm politik

Haziri: Paraqitja e Haradinajt në Bruksel, populizëm për konsum të brendshëm politik

Sot është anuluar konferenca për shtyp e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel. Deri te anulimi i konferencës erdhi pas një përplasje të ashpër mes Haradinajt dhe Mogherinit

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë që nuk ka qenë nevoja të anulohet kjo konferencë pasi është hera e dytë që po ndodh kjo, gjë e cila mund të sjell pasoja për Kosovën.

“Kjo paraqitje e sotshme është populizëm për konsum të brendshëm politik, që dikujt mund t’i pëlqejë në Kosovë, por tregon për marrëdhënie jo të mira midis BE-së dhe Qeverisë Haradinaj që po i anulohen konferencat e përbashkëta”, tha Haziri në Info Magazine të Klan Kosova.


“Nuk kemi nevojë të sillemi me inat për shkak të padrejtësisë për liberalizimin e vizave karshi BE-së, pasi ne inatin e kemi me Serbinë”.

“Na duhet një raport aktiv i bashkëpunimit pasi ata janë partnerët më të mëdhenj, dhe sot ka qenë dita për t’i diskutuar rezultatet dhe të nënvizohen të gjitha çështjet por në radhë të parë është dashur të shikohet interesi i Kosovs”.

“Agonia e vizave do të vazhdojë pasi jemi prag të zgjedhjeve parlamentare që priten të ndodhin në BE-së ku pritet që të vijnë struktura të reja në BE por Evropa reagon në parime të tilla, dhe reagon më ngadalë është më burokratike se SHBA-ja që pasi ata janë më pragmatikë”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori