LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nga një numër i madh i testeve të realizuara tri ditët e fundit, nuk ka raste të reja

Haziri: Nga një numër i madh i testeve të realizuara tri ditët e fundit, nuk ka raste të reja

Shtabi i Emergjencave Civile në komunën e Gjilanit, në këtë ditë fundjave ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit dhe sipas rezultateve të Institutit Kombëtar, në Gjilan nuk ka raste të reja nga një numër i madh i testeve që janë realizuar në tri ditët e fundit.

Një gjë të tillë e ka pohuar Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, i cili pas mbledhjes u është drejtuar gazetarëve.

Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, shpresojnë që nga mbrëmë është mbyllur cikli i burimit të katërt të infeksionit, i cili ka rezultuar në total me 24 të infektuar dhe që si burim ishte klinika private në Prishtinë me të cilën dy qytetare të Gjilanit janë infektuar që në ditën e parë, një lehonë e cila lindi një djalë të shëndoshë dhe një infermiere e cila punon në atë klinikë.


“Lajm i mirë për Gjilanin është se në dy ditët e fundit kemi shkuar në mbylljen e kontakteve dhe sot do të vazhdohet me 15 teste të reja të kontakteve dhe presim kontaktet e institutit për të parë numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 67 sa janë në komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se 49 të infektuarit janë shëruar tërësisht, janë integruar në jetën e përditshme dhe nuk kanë asnjë lloj problemi dhe ata llogariten si të imunizuar e të shëruar plotësisht dhe dy raste të tjera për pasojë edhe të sëmundjeve të tjera fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Haziri ka thënë se kanë ndërmarrë edhe veprimet për hapin e pakos së dytë të hapjes së masave ekonomike në komunën e Gjilanit sipas vendimit të qeverisë së Republikës, duke shtuar se Komuna e Gjilanit është përgatitur dhe përmes sektorëve të saj të ekonomisë dhe të inspeksionit të shërbimeve publike e të shërbimeve të tjera siç janë Stacioni i Autobusëve dhe Tregu i Gjelbër do të marr veprime konkrete që nga e hëna ta normalizojë aktivitetin e këtyre shërbimeve.

“Tregu i Gjelbër në Gjilan është në punim e sipër dhe nuk hapet, por tregjet mobile sipas planeve do të trajtohen dhe do të kërkohet leje nga organet qendrore për organizimin e këtyre shërbimeve. Qytetarëve u është rritur e drejta e daljes dy herë në ditën nga 120 minuta dhe kjo duhet të shfrytëzohet sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit për aktivitete të domosdoshme e jo për aktivitete të tjera, takime sociale, rekreacion në mënyrë që të mos lejojmë që të bartet virusi i mundshëm, ngase ai edhe më tej po sjell problem”, tha Haziri.

Shtatë lojtarët e Gjilanit që janë vendosur në masa karantinimi, po kërkohet që të kthehen në Gjilan dhe një gjë të tillë e ka kërkuar kreu i komunës, Lutfi Haziri, që ka thënë se ata do të vendosen në karantinën e klubit. Haziri beson se gjatë ditës së sotme do të gjendet zgjidhja.

“Nuk ka logjikë që lojtarët do të vendosen në karantinë sportive sipas rregullave të UEFA-s për fillimin e kampionatit, që janë të ashpra të mbahen në qendra kolektive të karantinimit dhe t’i krijojnë probleme sektorit të madh të sportit, i cili po pritet të normalizohet gjatë kësaj faze menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori