Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.
Haziri, në një intervistë për KosovaPress kërkon nga kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje, pasi i sheh si vështirë të realizueshme mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë apo dhe shpërbërjen e Kuvendit.
Sipas tij, pas zhvillimeve të fundit në vend dhe sanksioneve ndërkombëtare, Kurti ka humbur legjitimitetin, prandaj zgjedhjet janë një opsion serioz, siç thotë ai, për rikthimin e normalitetit në Kosovë.
Krahas kësaj, i dyti i LDK-së akuzon Kurtin se ka agjendë të fshehur në raport me dialogun me Serbinë.
Ai flet edhe për mundësitë që LDK-ja të dalë me një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjedhjet e brendshme në LDK.
“Zgjedhjet janë një opsion dhe opozita është gjithmonë e gatshme. LDK-ja si një prej partive kryesore opozitare nesër është e gatshme me hy në proces zgjedhor. Ne nuk presim gjë tjetër gjatë kohës kur je në opozitë veç me shty agjendën zgjedhore.
Por ajo kërkon një konsensus më të gjerë që përfshinë edhe shumicën parlamentare. Iniciativa për mocion mosbesimi është e shkurtë dhe pamjaftueshme. Shpërbërja e Kuvendit po ashtu, pa pjesëmarrjen e shumicës parlamentare nuk mund të ndodh, ku mund të themi edhe kryeministri del me fytyrë nëse është ky qëllim dhe deputetët e rrëzojnë vetveten.
Por ec e gjeji ata deputetë që janë të gatshëm të shpërbëjnë mandatin e vet. Kjo ka ndodhur një herë në Kosovë, ku zotëri Thaçi në koalicion me AKR-në e kanë shpërbërë Kuvendin dhe kanë çuar vendin në zgjedhje. Më e mira dhe më e drejta edhe me popullin është dorëheqja, e cila shkakton zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë”, thotë Haziri.
Përkitazi me këtë, Haziri thotë se po ofrojnë opsion ndryshe për qytetarët, këtë sipas tij e kanë dëshmuar edhe në iniciativën e tyre të takimeve “Rruga e re”.
Në anën tjetër, Haziri shprehet i tronditur me incidentin e javës së kaluar në Kuvend, ku thotë se zyrtarët e lartë qeveritarë kanë prekur në sovranitet, duke u grushtuar me deputetët e PDK-së.
“Zotëri Kurti e ka humbur legjitimitetin përkundër numrave në Kuvend. Incidenti i fundit në Kuvend, ku zyrtarë të lartë të qeverisë prekin në sovranitet, pasi deputeti e ka një emër të përveçëm, por ai është përfaqësues qytetar.
Salla e Kuvendit të Republikës përfaqëson sovranitet. Qeveria me ra në nivele të tilla të grushtohet me opozitën, këtë rast me PDK-në është tregues i qartë se është një lloj panike dhe frike politike brenda tyre. Ata dëshirojnë të mbulojnë me skandale të tilla, që erdh si pasojë e daljes në publik të një incizimeve që kanë ndodhur”, deklaron Haziri.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Haziri akuzon kryeministrin Albin Kurti se ka agjendë të fshehur në këtë proces, duke përjashtuar opozitën, shoqërinë civile dhe kategoritë e tjera shoqërore.
“Kjo qeveri ka agjendë të fshehur. Asnjë qeveri në raport me dialogun nuk ka ndodhur me pas agjendë të fshehur. Çka është kjo agjenda e fshehur? Ne e dimë cilat janë parimet e negociatave, formati dhe agjenda e negociatave.
Kjo nuk është e re, tash e tridhjetë vjet shqiptarët e Kosovës kanë vendosur se me Serbinë negociojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar, garancinë të ShBA-së dhe vend neutral. Parimi i negociatave është rikthyer ai i vitit 2013, i cili nënkupton se çdo marrëveshje ka një lloj ambiguiteti konstruktiv.
Tash lëvizet prej Brukselit që ka qenë qendra kryesore e negociatave, ka takime në Bratislavë, Ohër dhe Kretë… Ka pasur një agjendë të fshehur që e dinë veç kryeministri dhe dikush rreth tij dhe askush tjetër. Opozita është e përjashtuar, shoqëria civile është e përjashtuar, hiç katër këshilltarë që i paguan qeveria norvegjeze.
Nuk e di çfarë roli kanë por ata janë të angazhuar. Komiteti i biznesit, akademikëve janë të përjashtuar nga kjo pjesëmarrje. Pse duhet me pas një qeveri një agjendë e cila është për ta. Agjendat e fshehura janë të rrezikshme, pasi prodhojnë rezultat të papritur dhe të padëshiruar”, thekson ai.
Nënkryetari i LDK-së, shton se kriza aktuale në veri është edhe tek hezitimi i kryeministrit Kurti të hartojë statutin e Asociacionit.
Ai është kritik ndaj Kurtit për qasjen e tij në raport me aleatët ndërkombëtarë, pasi përkundër dakoordimit në Bratislavë për depërshkallëzim të situatës në veri ende s’ka largim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës që janë vendosur nga BE-ja.
Ndërkaq, Haziri, nënvizon se LDK-ja nuk do të propozojë asnjë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe derisa është në opozitë.
“Tash s’ka implementim andaj ngërçi është aty. Elefanti në dhomë është statuti i Asociacionit. Gjithçka po bëhet me i ikë draftimit të këtij dokumenti, në anën tjetër partnerët tanë presin, asgjë tjetër dhe më pak se një dokument që paraqet vizioni e qeverisë në lidhje me organizimin dhe kompetencat e komunave me shumicë serbe në Kosovë…
Vetëm kur jemi ne në qeveri dhe përgjegjësi shtetërore, përndryshe LDK-ja s’ka asnjë lloj obligim kur është në opozitë me draftu akte që i takojnë qeverisë. Me kushtetutë qeveria është organi i vetëm ekzekutiv t’i zbatojë detyrat, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare”, thotë nënkryetari i LDK-së.
Haziri për KosovaPress flet edhe për procesin zgjedhor në LDK, ku në shtator pritet të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja.
Ai e bën të qartë se kësaj radhe s’do të kandidojë për të qenë kryetar i LDK-së, ndërkohë thotë se kandidati i vetëm pritet të jetë kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit