LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Jashtëzakonisht i lumtur, koalicioni i shpresës u bë realitet

Haziri: Jashtëzakonisht i lumtur, koalicioni i shpresës u bë realitet

Arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen e Vetëvendosje e ka komentuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur për marrëveshjen finale me LVV-në.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Koalicioni i Shpresës u bë realitet”.

Postimi i plotë i Hazirit:


“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!”, ka shkruar Haziri.

Ishte pikërisht nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që të shtunën pas takimit konsultativ në kryesinë e partisë së tij, ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori