Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se rekomandimet e Komisionit të Venecias për vettingun në drejtësi nuk janë plotësisht ashtu siç Qeveria Kurti kishte synuar.
Kjo pasi ekzekutivi synonte vetting të plotë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend, ndërkaq Komisioni i Venecias rekomandoi vetting për krerët e institucioneve të drejtësisë.
“Nuk është 100 për qind çfarë Qeveria ka synuar, sepse ne kemi konsideruar që duhet të kemi vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës, përmes mekanizmit të jashtëm, ndërsa komisioni i Venecias na e ka dhënë dritën e gjelbër për vettingun duke filluar nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë dhe pastaj fuqizimin e mekanizmave aktual brenda sistemit të drejtësisë, gjegjësisht jo mekanizmat aktual, por parasheh që të fuqizohen mekanizmat ose këta të tillët ose të tjerë varësisht se si ne e konsiderojmë” tha Haxhiu në Klan Kosova.
E pyetur se a do të respektohen në përpikëri rekomandimet e Komisionit të Venecias, Haxhiu tha se këto rekomandime janë një reformë e madhe në sistemin e drejtësisë dhe llogaridhënies.
“Ne mendojmë që përgjigja e Venecias për vettingun në sistemet më të larta të sistemit të drejtësisë ku përfshihet Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, kryeprokurorët e prokurorive dhe kryetarët e gjykatave, është një reformë e madhe që do të bëhet pas miratimit të paketës ligjore në Kuvendin e Kosovës dhe besojmë që megjithatë është një hap i mbarë sesi mund ta kemi sistemin e drejtësisë llogaridhënës, transparent dheefikas, sepse Këshilli Gjyqësor edhe ai Prokurorial po t’i kemi ata të duhurit më shumë se gjysma e problemeve në sistemin e drejtësisë zgjidhen” tha Haxhiu.
Sipas ministres së Drejtësisë, sikur Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial të kishin funksionuar siç duhet, nuk do të kishte pasur nevojë që të nisej një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja