Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka mundur t’i mbajë lotët derisa ka folur për rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, i cili ende nuk ka marrë epilog nga institucionet e drejtësisë.
Në emisionin “DPT te Fidani” në T7, Haxhiu ka deklaruar se nuk është e qetë derisa ky rast nuk është zbardhur ende, ndërsa me lot në sy ka thënë se as gjumin nuk po e bën rahat.
“Diçka që s’më le të qetë gjatë gjithë mandatit tim, diçka që… edhe gjumin s’mund ta bësh bash rehat, është rasti Dehari. Konsideroj që jo vetëm shoqëria, por edhe familja Dehari dhe bashkëshortja e tij, duan ta dinë të vërtetën. Është rast shumë i rëndë, por i takon Prokurorisë Speciale që ta adresojë këtë rast”.
Tutje, ministrja është shprehur se ky rast duhet të merret seriozisht dhe të mos neglizohet, ndërsa është zotuar se do të bëjë gjithcka që është e mundur brenda kompetencave të saj që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Tutje, Haxhiu ka thënë se rasti Dehari është më i rëndi në Kosovën e pasluftës.
“Konsideroj që rasti Dehari është rasti më i rëndë në Kosovën e pasluftës, për shkak se në 2016, kur kishte përpjekje nga pushteti i asaj kohe, për ta shpallur VV-në edhe terroriste, ishin arrestuar aktivistë të VV-së për veprime që bëheshin krejt nga dikush tjetër. Në mesin e tyre ishte arrestuar edhe aktivisti Astrit Dehari, vetëm për faktin se mendonte ndryshe nga të tjerët, në atë kohë ishte Demarkacioni dhe Zajednica”, është shprehur ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë