LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kosova ka vendosur në objektivat institucionale për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Haxhiu: Kosova ka vendosur në objektivat institucionale për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën regjionale “Parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgjet e Evropës Juglindore – sfidat dhe e ardhmja”, e cila është mbajtur sot në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Haxhiu, në prezantimin dhe diskutimin e saj theksoi rëndësinë e parandalimit dhe luftimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke veçuar veprimet konkrete të Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës si pjesë e agjendës globale në luftën kundër Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm ka vendosur në objektivat e saja dhe masa të shumta institucionale
për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një dukuri që nuk ka lënë pa prekur asnjë nga vendet tona, por edhe shumë më gjerë”, theksoi Haxhiu.


Ministrja Haxhiu veçoi gjithashtu suksesin e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, evidentuar edhe në raportet kredibile ndërkombëtare, me ç’rast, sipas ministres Haxhiu, raportet
kredibile ndërkombëtare (Raporti i Progresit i BE, Raporti i State Departmentit për të Drejtat e Njeriut etj.) vlerësojnë punën e institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e radikalizmit.

Më tej, ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e saj dhe të Republikës së Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Kosova ka miratuar Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Terrorizmit (2018-2023) e cila është në pajtueshmëri me Strategjinë e BE-së kundër terrorizmit, i cili dokument parasheh intervenimin institucional nga mekanizmat përgjegjës” theksoi ajo, duke shtuar edhe krijimin e Departamentit për Ri-integrim si mekanizmi përgjegjës për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Në fund Ministrja theksoi se këtë Konferencë e sheh si një rast mjaft të vlefshëm, për të parë se cilat modele mund të funksionojnë dhe çfarë mund të mësohet nga përvojat e
njëri – tjetrit në këtë drejtim.

Ministrat dhe përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse, përmes një deklarate të përbashkët, kanë miratuar konkluzione të cilat kanë dalur nga diskutimet e konferencës, e që kanë
të bëjnë me përkushtimin në luftimin dhe parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgjet e Evropës Juglindore.

Pas konferencës, ministrat dhe delegacionet nga shtetet pjesëmarrëse, kanë vizituar Burgun Shtetëror dhe Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Bosnjë dhe Hercegovinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori