LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kosova është njëra ndër pikat e përplasjes mes Gjermanisë dhe Amerikës (Video)

Haxhiu: Kosova është njëra ndër pikat e përplasjes mes Gjermanisë dhe Amerikës (Video)

Drejtori i televizionit “KlanKosova”, Baton Haxhiu, ka thënë se Samiti i Berlinit ka për qëllim të fuqizojë politikën e dobësuar të Kosovës.

Haxhiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ky samit është i ndërtuar në bazë të ftesës së Ramush Haradinajt, i cili ka kundërshtuar idenë e zotit Thaçi.

“Edhe pse në pamje të parë është e padukshme, [Gjermania] është brutalisht prezentë edhe në përkrahjen e taksës edhe në përkrahjen e zotit Haradinaj”.


Drejtori i televizionit “KlanKosova” ka thënë se SHBA e Gjermania kanë mosmarrëveshje në një sërë çështjesh siç janë Irani, Rusia, Ukraina, Polonia dhe disa probleme tjera që kanë të bëjnë me Këshillin e Sigurimit.

“Një prej problemeve që i shtohet këtyre përplasjeve Gjermani-Amerikë është edhe Kosova. Zakonisht periferia është viktimë e përplasjeve të mëdha”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haxhiu ka thënë se nuk beson që Amerika ka interes të jetë prezentë në Samitin e Berlinit, pasi siç thotë ai Amerika i ka dhënë mandat Gjermanisë të rregullojë çështjet e Ballkanit.

“Gjermania shtatë vite ka humbur kohë për të ndërtuar një marrëdhënie relaksuese mes Serbisë dhe Kosovës e që është dashur të përfundojnë në një marrëveshje, për të cilën edhe Merkel, Thaçi, Mustafa e Vuçiq e kanë përfunduar me marrëveshjen e Acociacionit që doli të jetë e pasuksesshme”.

Gazetari dhe analisti ka thënë se procesi i Berlinit ka pasur disa pika që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe eliminimin e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, por tashmë edhe kjo është e dështuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori