LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu fton ata që kanë dëshmi për krimet e luftës në Kosovë, t’i dorëzojnë në Ministri të Drejtësisë

Haxhiu fton ata që kanë dëshmi për krimet e luftës në Kosovë, t’i dorëzojnë në Ministri të Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e këtij grupi punues do të jetë shoqëria civile, ekspert vendor, konsulent dhe qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që posedojnë dokumente të dërgojnë në adresën e tyre.


“Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces”, shkruan Haxhiu.

Ajo fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë dokumentimi.md@rks-gov.net. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori