LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu e Kurti iu premtojnë përkrahje shërbyesve civilë

Haxhiu e Kurti iu premtojnë përkrahje shërbyesve civilë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu janë takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbyesve Civilë.

Haxhiu e ka konfirmuar takimin nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka thënë se janë njoftuar me kërkesat e shërbyesve civilë.

Deputetja e VV-së ka shkruar se Ligji i Pagave nuk duhet të votohet, për shkak se nuk i adreson shqetësimet dhe kërkesat e shërbyesve civilë, transmeton Telegrafi.


“Së bashku me Albinin, takuam përfaqësuesit e sindikatës së shërbyesve civilë, z.Mursel Zymberi dhe z.Arben Emini. U njoftuam se kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në draftin e Ligjit për pagat, i cili pritet të votohet në seancën e së shtunës.  Theksuan nevojën e Ligjit për paga por që drafti aktual nuk duhet të mbështetet për shkak të mosadresimit të shqetësimeve dhe kërkesave”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje ajo ka thënë se i kanë njoftuar përfaqësuesit e Sindikatës, se do t’i adresojnë kërkesat e tyre.

“Poashtu u njoftuam për veprimet e tyre të mëtejme. Ne i njoftuam për mundësitë për adresimin e sërishëm të kërkesave dhe shpjeguam qëndrimet tona në raport me administratën”, përfundon postimi i Albulena Haxhiut.

Ndryshe, mbrëmë dy sindikata të shërbyesve civilë, kanë njoftuar pezullimin e grevës deri në votimin e Ligjit për Paga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori