Gra dhe vajza u mblodhën këtë të shtunë në teatrin e Gjilanit për të bashkëbiseduar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë aktivitet është shprehur gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin për raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.


Tutje, bëhet e ditur se Haxhiu ka folur lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve.

“Iniciativa të shumta do të kontribuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet. Në këtë takim u zhvillua bashkëbisedim frytdhënës ndërmjet të pranishmeve dhe Ministres së Drejtësisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media. /Telegrafi/

317385469 511993980971194 5371136595843716964 n

316946413 511993940971198 3757707765381072105 n

317242285 511993907637868 4503357579507055598 n

316680479 511992980971294 6844462753629896643 n