LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu dakordohet për bashkëpunim me Esat Shalën, të riun nga Drenasi i cili ka mbledhur mbi 2 mijë incizime të masakrave të luftës në Kosovë

Haxhiu dakordohet për bashkëpunim me Esat Shalën, të riun nga Drenasi i cili ka mbledhur mbi 2 mijë incizime të masakrave të luftës në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Esat Shalën, të riun nga fshati Krajkovë e Drenasit, i cili ka koleksionuar vullnetarisht mbi 2 mijë incizime të masakrave të luftës në Kosovë.

Shala është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me ministrinë për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.


“Sot, së bashku me Valzën, pritëm në takim z.Esat Shala, të riun nga Krajkova e Drenasit, i cili që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë. Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Haxhiu.

Ajo tha se në emër të Ministrisë, ka falënderuar atë për punën e bërë deri më tani në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

“U dakorduam për bashkëpunim në arritjen e synimeve për adresimin e këtyre krimeve”, shkruan tutje Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori