LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës, nuk falen e as nuk harrohen – Serbia të dorëzoj kriminelët

Haxhiu: 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës, nuk falen e as nuk harrohen – Serbia të dorëzoj kriminelët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se bota duhet të flas më shumë për dhunimet që u janë shkaktuar popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, Haxhiu tha se gjithashtu duhet zëshëm t’i kërkohet Serbisë që të dorëzojë kriminelët e luftës.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flas edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


Ministrja ka shtuar se Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut.

“Rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund të harrohen e as të falen.  Do të punojmë çdo ditë që kriminelët të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori