LAJMI I FUNDIT:

Haxhimusa: Nuk e kemi problem triumfin në derbi, fitojmë për Skifterat

Haxhimusa: Nuk e kemi problem triumfin në derbi, fitojmë për Skifterat

Ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës po afron dhe në Gjilan të gjithë flasin për këtë takim.

Edhe pse dy skuadrat janë në pozita të ndryshme dhe thuajse pa objektiva, derbi përsëri pritet të mbledhë mijëra tifozë dhe lojë të fortë në fushë.

Sulmuesi fantastik i Gjilanit dhe ndër më të mirët në elitën e futbollit kosovar, Betim Haxhimusa ka folur për Telegrafin para kësaj ndeshje.


Ai ka deklaruar se Gjilani përsëri do të mbetet bardh e kuq dhe se dëshirojnë fitore për tifozët e tyre Skifterat.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë pa dyshim pasi derbi të lehtë nuk ka asnjëherë”.

“Drita tanimë ka siguruar pjesëmarrjen në barazh dhe vështirë se mundet të shpëtoj direkt, por kjo gjë neve nuk na intereson pasi synojmë fitore si gjithmonë”, deklaroi Haxhimusa për Telegrafin.

Sulmuesi ferizajas thotë se dëshirojnë fitore për tifozët e tyre të shumtë ‘Skifterat’.

“Fitorja është e padiskutueshme për ne. Gjithmonë kërkojmë tri pikët pa marrë parasysh kundërshtarin. Edhe kësaj radhe i duam tri pikët për tifozët tanë Skifterat të cilët nuk po na lënë asnjëherë vetëm”.

Në fund Haxhimusa ka edhe një premtim për gjithë adhuruesit e Gjilanit.

“Dua të shënoj dhe ta vendos derbin me golin tim. Premtoj se do të jap maksimumin për të shënuar dhe për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Haxhimusa.

Haxhimusa deri më tani ka shënuar 13 gola në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

La Liga
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori