LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Krasniqi vizitoi Prekazin

Haxhi Krasniqi vizitoi Prekazin

Robin Haxhi Krasniqi po qëndron këto ditë në Kosovë pas shpalljes kampion bote, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel.

Boksieri nga Juniku mori titujt WBA dhe IBO në kategorinë e tij dhe udhëtoi në Kosovës për – siç ka thënë – “le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend”.

Gjatë të enjtes, ai ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë, ku ka thënë se ëndërron të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” para tifozëve shqiptarë.


Haxhi Krasniqi: Ëndrra ime është të boksoj në ‘Fadil Vokrri’ para gjithë shqiptarëve
Lexo po ashtu Haxhi Krasniqi: Ëndrra ime është të boksoj në ‘Fadil Vokrri’ para gjithë shqiptarëve

Më pas, gjatë ditës, kampioni i botës i ka vizituar Kullat e Jasharajve, ku ka bërë fotografi me të pranishmit dhe me trofetë e fituara nga ai njofton KP.

(Foto: KosovaPress)

“Ka qenë një ndjenjë që unë nuk mundem me përjetuar kurrë atë ndjenjë, atë gëzim të madh. Por, normal që besoj që këtë ndjenjë mund të përjetojë edhe njëherë nëse jepet rasti dhe kom me u munduar me mish dhe shpirt që të boksoj pasi është ëndrra ime më e madhe që një ditë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të boksoj para gjitha mediave shqiptare, para njerëzve tanë, në vendin tim, ku besoj që është një adrenalinë tjetër”, ishte shprehur Krasniqi në konferencën për shtyp. /Telegrafi/