Kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, Ymer Havolli, ka bërë me dije se shuma e mjeteve që Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-ja) i ka në menaxhim është 1.37 miliard euro.Sipas tij, prej themelimit të FKPK-së e deri më 16 gusht 2016 kthimi bruto nga investimet është rreth 304 milionë euro. “Përmbi 300 milionë euro është shtuar vlera e mjeteve të kontribuuesve pensionalë nga investimi i tyre në tregjet financiare”, ka thënë Havolli në këtë intervistë për gazetën “Epoka e Re”.
Nga investimi sipas tij, parave të Trustit ka vazhduar t’u rritet vlera edhe më tej. “Për vitin 2015 kthimi bruto nga investimet ishte rreth 30 milionë euro, ndërsa për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 kthimi bruto nga investimet është rreth 33 milionë euro. Rol në këtë performancë nga investimet është duke luajtur strategjia investuese që po e ndjekim, duke na ofruar mbrojtje më të mirë nga luhatjet e tregjeve, njëkohësisht ngritje tejet të kënaqshme gjatë periudhës ngritëse”, ka deklaruar Havolli.
Në këtë intervistë Havolli ka folur edhe për mundësinë e kthimit në investime të fondeve të cilat i ka Trusti.
Ai ka thënë se në bazë të rregullatives ligjore momentalisht nuk lejohen investimet kapitale me paratë e Trustit. “Edhe siguria e mjeteve të investuara përcaktohet me ligj nëpërmjet kufizimeve të investimeve në instrumente financiare sipas rejtingut përkatës. Vetë fakti se nga investimi i deritashëm i mjeteve të FKPK-së vlera e tyre është rritur përmbi 300 milionë euro.
Ky besoj është tregues i nivelit të sigurisë së mjaftueshme të formës aktuale të investimeve. Duhet kuptuar se investimi i mjeteve të FKPK-së është domosdoshmëri, ndërsa investimi i më shumë mjeteve në Kosovë është proces që kërkon ngritje të kapaciteteve investuese në vend. Pa pasur mundësi ku dhe si të investohen në Kosovë ato mjete atëherë nuk kanë se si të kthehen, pasi Kuvendi ka rënë dakord që ato mjete nuk mund të mbahen të painvestuara”, ka deklaruar Havolli. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës