Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar të martën lidhur me gjendjen e komunës që tashmë udhëheq, duke thënë se pas analizës së parë të gjendjes nëpër dikastere komunale, kanë konstatuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.
Haskuka në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në takim me përfaqësuesen e vetme ligjore e cila është duke mbrojtur interesin e publik të komunës në gjykatat e Kosovës është informuar se janë rreth 4000 padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci.
Lexoni të plotë postimin e Haskukës në Facebook:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit,
Javën e ardhme do të konstituohet kryesia e asamblesë së komunës si dhe do t’i emëroj drejtorët përgjegjës, prej të cilëve pres angazhim maksimal në mënyrë që t’i zgjidhim problemet emergjente të qytetarëve.
Mbas analizës së parë të gjendjes nëpër dikastere komunale, kemi konstatuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë. Përtej njohurive tona, kemi trashëguar një komunë me probleme të grumbulluara për dekada.
Për ilustrim, nga dy zarfet e para që i hapa si kryetar e para ishte padi ndaj komunës për mosrespektim të kontratës së nënshkruar, ndërsa zarfi tjetër ishte informata që një biznes kishte dërguar komunën tek përmbaruesi ngase komuna nuk kishte paguar për shërbimet që i kishte marrë nga kompania.
Në takim me përfaqësuesen e vetme ligjore e cila është duke mbrojtur interesin e publik të komunës në gjykatat e Kosovës, u informova që sot janë rreth 4000 padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci. Kjo do të thotë që në 16 vitet e fundit çdo ditë pune është ngritur nga një padi nëpër gjykata kundër Komunës së Prizrenit.
Një analizë e shpejtë e këtyre padive tregon që vlera e tyre mund të shkojë mbi 50 milionë euro, këto eventualisht do të paguhen prej buxhetit të Komunës së Prizrenit dhe kjo shumë është më e lartë sesa buxheti vjetor i Komunës së Prizrenit. Përkthyer në vepra, zyrtarët e qeverisë së kaluar, në 16 vite të fundit, me kontrata të dëmshme, mospunë dhe me shkelje ligjore çdo ditë pune kanë dëmtuar Komunën me rreth 12.000 Euro.
Të jem i sinqertë, për fat të keq këto nuk janë të vetmet dëme që i janë shkaktuar komunës së Prizrenit. Ditëve në vijim do t’i publikojmë edhe problemet tjera të shkaktuara nga keqpërdorimet apo keq menaxhimi i qeverisë së kaluar.
Por, përkundër kësaj situate trishtuese që e kemi trashëguar, kërkoj nga ju që të mos dëshpëroheni. Për ta tejkaluar këtë situatë, na duhet angazhim i madh i gjithsecilit prej nesh dhe angazhimi juaj qytetar. Bashkërisht mund ta tejkalojmë këtë gjendje.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, javën e ardhshme do të formohet qeveria e re e përbëre nga një koalicion i gjerë i subjekteve, ngase për ndryshime të mëdha nevojitet bashkim dhe angazhim i madh.
Në koalicion do të mundohem të përfshij të gjithë ata që duan ndryshime rrënjësore për të kthyer komunën banorëve të Prizrenit.
Qytetarët me plot arsye kanë pritje të mëdha nga qeverisja e re, prandaj unë do të angazhohem me tërë qenien time për ndryshime të domosdoshme dhe të njëjtën gjë e kërkoj nga të gjithë bashkëpunëtorët e zgjedhur. Për më tepër, më nevojitet ndihma e gjithsecilit prej jush, në mënyrë që t’i realizojmë të gjitha zotimet e premtuara. Prizreni njihet si ‘ma i bukuri vend’, ngase për 2000 vjet ka ditur t’i tejkalojë problemet e veta.
Nëse punojmë bashkë ka shpresë!
Na e priftë e mbara!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës