Në kuadër të turit treditor rajonal, ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u ndal këtë të enjte në Malin e Zi, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun në Podgoricë.
Në fjalën e tij Hasani vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por u ndal dhe te situata e sigurisë në rajon.
Ai theksoi se Shqipëria sheh me shqetësim përpjekjet e Rusisë që kërkon të destabilizojë rajonin.
Gjithashtu ministri i Jashtëm shprehu shqetësimin dhe për situatën në veri të Kosovës dhe shtimin e retorikës që vë në pikëpyetje orientimin euro-atlantik të rajonit.
“Shqipëria, si një vend anëtar i NATO, e sheh me shqetësim rolin e aktorëve si Rusia, që kërkojnë të rrisnin tensionet e të shkaktojnë destabilizim të rajonit.
Jemi të shqetësuar edhe nga zhvillimet e paradokoshme në Veriun e Kosovës e nga shtimi i një retorike që vë në pikëpyetje orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor nga disa forca e grupime në vende të ndryshme të rajonit.
Jemi të shqetësuar edhe nga ngadalësimi i ritmit të reformave në disa prej vendeve të rajonit.
Për Shqipërinë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të udhëhiqet nga vlerat demokratike dhe një orientim i qartë euro-atlantik.
Është pikërisht ky vizion i përbashkët që qëndron në themel të miqësisë mes vendeve tona. Ne besojmë që vende si Shqipëria e Mali i Zi, që udhëhiqen nga ky vizion, kanë sot detyrimin të punojnë më shumë për të çuar përpara reformat integruese dhe bashkëpunimin rajonal.
Ky është edhe objektivi kryesor që do të informojë punën tonë gjatë kryesimit të disa nismave rajonale në vitin 2024, për çka do të mirëprisnim edhe bashkëpunimin maksimal të Malit të Zi si një vend mik e një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Siç mund ta dini, në fund të vitit 2023 Shqipëria kaloi me sukses provën e shqyrtimit analitik të legjislacionit shqiptarë për të vlerësuar përputhshmërinë me acqui, si dhe procesin screening.
Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, vendeve anëtare, reflektuar këto dhe në konkluzionet e Këshillit Evropian, të datës 12 dhjetor.
Mali i Zi është një nga vendet e rajonit që ka avancuar më shumë në proceset integruese në BE. Ne shpresojmë që qeveria malazeze do ta përshpejtojë akoma më shumë ritmin e reformave sepse avancimi i çdonjërit nga vendet tona në procesin e integrimit është një kontribut i vyer për mbarë rajonin.
Unë shpresoj vërtet, që eksperiencat e mira të Malit të Zi ti shërbejn Shqipërisë, dhe ato të Shqipërisë ti shërbejnë Malit të Zi, për një të ardhme sa më të mirë e sa më të begatë”, tha Hasani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë