Greqia dhe Italia janë tradicionalisht dy shtetet, nga të cilët emigrantët dërgojnë më shumë para drejt Shqipërisë, por a e dini sa para dërgojnë dhe cilat janë vendet e tjera që sjellin para drejt vendit tonë. Instituti ndërkombëtar kërkimor Pew Research ka publikuar hartën e fluksit të remitancave për të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë për vitin 2015.
Greqia mban rekordin. Nga fqinji helen vijnë rreth 480 milionë dollarë në vit, sipas të dhënave të hartës. Ndonëse vitet e fundit Greqia ka qenë në krizë të fortë ekonomike, duke rrezikuar edhe daljen nga euro në korrik të 2015-n, sërish lidhjet vazhdojnë të jenë të forta.
Italia është shteti i dytë që dërgon më shumë para në Shqipëri, që llogariten në rreth 390 milionë euro në vit. Në të dy vendet fqinjë llogaritet të jetojnë e punojnë gati 1 milion shqiptarë.
Vendi i tretë në listë është nga kontinenti i largët i Amerikës. 81 milionë euro kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2015 prej SHBA, sipas të dhënave nga Pew Research.
Kthehemi sërish në Europë, ku Gjermania është në vend të katërt me rreth 39 milionë euro.
Nga dy shtetet shqipfolëse, Maqedoni dhe Mali i Zi, sipas Pew Research, marrim përkatësisht 19 dhe 15 milionë euro. Më pas renditen Britania e Madhe dhe Kanadaja me 15 dhe 12 mln euro përkatësisht.
Ka dhe disa shtete të largëta, nga të cilat rezulton që marrim dërgesa të vogla, më pak se 1 milionë euro, si psh Argjentina, Aruba, Republika Domenikane, Ekuadori, Kenia, Libia, Meksika etj.
Pas viteve ’90, fenomeni i emigracionit u bë i zakonshëm, ku mijëra shqiptarë u larguan në kërkim të një jete më të mirë dhe më pas filluan të dërgonin para drejt të afërmve në Shqipëri.
Ndonëse pritej që ky fenomen të ishte ciklik (pas 20 vitesh lidhjet me shtetin mëmë fillojnë e dobësohen), rigjallërimi i emigracionit vitet e fundit (në 2015 kërkesat për azil të shqiptarëve në Be arritën në 66 mijë), ka bërë që remitancat të vijojnë të jenë të larta. Sipas të dhënave të OKB-së, që i referohet vitit 2015, rreth 1.12 milionë shqiptarë kanë braktisur vendin, apo rreth 39% e popullsisë, një ndër përqindjet më të larta në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze