Anglia ka kaluar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ pas fitores ndaj Danimarkës në gjysmëfinale.

Anglezët u desh të djersitën shumë për ta marrë fitoren 2-1 pas kohës shtesë.


E për fitoren e madhe në gjysmëfinale ka folur edhe kapiteni i ‘Tre Luanëve’, Harry Kane i cili shënoi golin e fitores.

“Është diçka e pabesueshme. Po çfarë ndeshjeje! Komplimente Danimarkës. Kërkuam megjithatë fitoren deri në fund dhe arritëm të shënonim në momentin e duhur. Reaguam shumë mirë. E tani jemi në finale në shtëpi, çfarë ndjesie”, deklaroi fillimisht Kane.

England 2 1 Denmark Harry Kane strikes extra time winner as Three scaled 1

“Për fat të mirë, gjithçka shkoi në favorin tonë këtë herë. Arritëm të përgjigjemi mirë pas avantazhit të tyre dhe nisëm të kontrollojmë lojën”, vazhdoi tutje anglezi.

Tutje kapiteni i ‘Tre Luanëve’ foli edhe për penalltinë që e humbi, por për fat të mirë të tij shënoi nga topi i kthyer.

756256951561036

“Zgjodha që në fillim krahun se ku do të godisja, të them të vërtetën nuk është penalltia më e mirë që kam goditur. Ndonjëherë e humbet dhe topi të afrohet sërish dhe për fat të mirë ndodhi ndaj Danimarkës”, tha Kane.

Tutje sulmuesi anglez foli edhe për finalen e madhe ndaj Italisë, ku pret një ndeshje të vështirë.

“E dimë që na pret një ndeshje e ndërlikuar ndaj Italisë. Kemi zhvilluar një turne të madh deri tani. Na pret edhe një ndeshje për të rikthyer trofeun në shtëpi dhe po e presim me padurim”, tha Kane.

skynews kane england euro 5440682

Finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë do të zhvillohet të dielën në ‘Wembley’ me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app