Harresa është shenjë që më nuk është e sigurt të jetoni pa ndihmën e të tjerëve

Familja është më e rëndësishmja. Është me rëndësi të kuptohet seriozisht kur më nuk keni mundësi vetë të mbani higjienën dhe të gatuani racionet. Për këtë mund t’ju paralajmërojë familja juaj
Nëse jetoni vetëm, në moshën e shtyrë është me rëndësi t’u kushtoni rëndësi shenjave të cilat tregojnë që ndoshta është më mirë të bashkoheni me familjen apo të shkoni në shtëpi të pleqve.
Se a duhet të shkohet vërtet në shtëpi të pleqve mund të rekomandojë familja juaj, sepse në shumë raste anëtarët e familjes e vërejnë të parët që te anëtari i plakur i tyre po ndodhin ndryshime të caktuara.
Më së shpeshti personat e moshuar kërkojnë ndihmë kur vërejnë që shpesh fillojnë të harrojnë dhe se më nuk mund të funksionojnë të pavarur, më nuk kanë mundësi të furnizohen në mënyrë të pavarur me artikuj ushqimorë dhe të përgatisin racionet, si dhe të mbajnë vetë higjienën personale – thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.
Ato ndryshime, theksojnë ekspertët, është me rëndësi t’i kuptojnë seriozisht dhe ndaj tyre të veprojnë në mënyrë të përshtatshme.
Nëse personi i moshuar nuk ka familje, apo marrëdhëniet familjare janë të çrregulluara, më së shpeshti për ndihmë u drejtohen fqinjëve ose mjekut të mjekësisë së përgjithshme.
Është me rëndësi t’u shpjegohet se në cilat segmente u ofrohet ndihma dhe që ajo ndihmë nuk është e thënë të jetë afatgjatë dhe se nuk do të humbin tërësisht pavarësinë.
Personat e moshuar nuk duhet të hezitojnë bisedën për ndryshimet që u ndodhin, nuk duhet të ndihen keq nëse vërejnë që në disa aspekte nuk mund të funksionojnë vetëm, andaj edhe duhet të kërkojnë ndihmë.
Familja duhet të jetë në të shumtën e rasteve përkrahja më e mirë për personin e moshuar. Mirëpo për shkak të mënyrës së tanishme të jetesës gjithnjë e më dinamike, ndodh që të moshuarit shpesh mbeten të vetmuar dhe ndihen shumë të mërzitur.
Anëtarët e familjes duhet t’i kushtojnë kujdes dhe të kenë mirëkuptim për ndryshimet specifike të jetës së anëtarit të moshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?