Houston Rockets ka vazhduar shkëlqimin në NBA.

Në ndeshjen ndaj Denver Nuggets, 'Raketat' kanë marrë fitoren e 12-të radhazi në NBA duke triumfuar 119-115.


Qysh në çerekun e parë Houston tregoi superioritet në parket duke triumfuar me 13 pikë epërsi 38-25.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë e Rockets prej 14 pikëve 66-52.

Deri në fund të ndeshjes djelmoshat e Mike D'Antoni e menaxhuan mirë epërsinë.

getty images 924268624

James Harden si gjithmonë ishte më efikasi për Rockets ku shënoi 41 pikë pati shtatë asistime dhe kapi tetë topa nën tabelë.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Chris Paul me 23 pikë e gjashtë asistime si dhe Trevor Ariza që shtoi 15 pikë të tjera.

Willy Barton tek Denver ishte më efikasi me 25 pikë e gjashtë asistime ndërsa Jamal Murray shtoi 19 të tjera.

Houston tani ka marrë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit ndërsa Nuggets ndodhet në të tetën. /Telegrafi/ Rezultatet:

Charlotte Hornets - Detroit Pistons 114 - 98

Milwauke Bucks - New Orleans Pelicans 121 - 123 (ot)

Cleveland Cavaliers - San Antonio Spurs 94 - 110

Denver Nuggets - Houston Rockets 114 - 119

Washington Wizards - Philadelphia 76ers 109 - 94

telegrafi sport app