Houston Rockets ka marrë fitoren e 28 këtë edicion në NBA.

Skuadra nga Teksasi ka arritur të triumfojë në derbin e mbrëmjes përballë Toronto Raptors me dy pikë epërsi 121:119.


James Harden ishte në nivel të detyrës edhe në këtë mbrëmje pasi arriti të shënoj 35 pikë e shtatë asistime.

Me lojë të mirë tek ‘Raketat’ nga Houstoni u dalluan edhe Eric Gordon me 24 pikë si dhe Keneth Faried që shtoi 21 të tjera.

https://twitter.com/HoustonRockets/status/1089001809052684290

Për Toronton nuk mjaftuan 32 pikët nga Kawhi Leonard për ta fituar këtë takim.

Fitore ka shënuar edhe lideri aktual i Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks që para adhuruesve të vet ka mposhtur Charlotte Hornets 108:99.

Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi në këtë sfidë me 34 pikë e 14 kërcime.

Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe Malcom Brogdon që shtoi 19 të tjera si dhe Eric Bledsoe që shtoi 18 pikë. /Telegrafi/ Rezultatet:

Orlando Magic - Washington Wizards 91:95

Brooklyn Nets - New York Knicks 109: 99

Cleveland Cavaliers – Miami Heat 94: 100

Chicago Bulls – LA Clippers 101: 106

Houston Rockets - Toronto Raptors 121: 119

Memphis Grizzlies - Sacramento Kings 96: 99

Dallas Mavericks – Detroit Pistons 106: 101

Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 108: 99

Denver Nuggets – Phoenix Suns 132: 95

Utah Jazz – Minnesota Timberwolves 106: 102

telegrafi sport app