James Harden edhe zyrtarisht është bashkuar me Brooklyn Nets duke u larguar nga Houston Rockets pas nëntë viteve.

31-vjeçari ka bërë njërën nga lëvizjet më të bujshme viteve të fundit, duke krijuar një treshe fantastike në Brooklyn Nets.


Me transferimin e Harden, Nets kanë krijuar një treshe të frikshme për kundërshtarët pasi aty janë edhe Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

Nets tani po shihen si njëra nga skuadrat favorite për ta fituar titullin e kampionit, pasi në radhët e veta kanë tre lojtarët ndër më të mirët aktualisht në NBA.

NBA Greatest Big 3s  1

Por me kompletimin e kësaj treshe, Marca ka bërë një listë me triot më të mira që kanë qenë në histori të NBA-së me ekipe të ndryshme dhe që kanë lënë gjurmë duke fituar edhe tituj.

Njëra nga më të famshmet padyshim që është ajo e Chicago Bulls me Michael Jordan, Scottie Pippen dhe Dennis Rodman, kur ‘demat’ sunduan në basketbollin amerikan.

Gjithsesi gjatë historisë së NBA-së, disa nga skuadrat kanë pasur treshe fantastike dhe ato mund t’i shihni më poshtë.

harden 1

Mbetet të shihet nëse treshja Kevin Durant, Kyrie Irving dhe James Harden do të arrijnë të fitojnë edhe trofe, pasi sa i përket kualitetit të tyre është i jashtëzakonshëm.

Michael Jordan, Scottie Pippen dhe Dennis Rodman (Chicago Bulls)

1996 0223 dennis rodman scottie pippen michael jordan 079087508jpg

Larry Bird, Robert Parish dhe Kevin McHale (Boston Celtics)

71Qc0BWVJL. AC UL1024

Paul Pierce, Kevin Garnett dhe Ray Allen (Boston Celtics)

f38e4461e8c17820d4d52c9d39af60a9

LeBron James, Dwyane Wade dhe Chris Bosh (Miami Heat)

Heat video How LeBron James Dwyane Wade Chris Bosh formed Big 3 in Miami as told by Pat Riley

Elgin Baylor, Wilt Chamberlain dhe Jerry West (Los Angeles Lakers)

58cc54f25d024cf04913ae69e5531daf

James Worthy, Magic Johnson dhe Kareem Abdul-Jabbar (Los Angeles Lakers)

The best Lakers team in the history of the franchise

Tim Duncan, Tony Parker dhe Manu Ginobili (San Antonio Spurs)

maxresdefault 21

Kevin Durant, Stephen Curry dhe Klay Thompson (Golden State Warriors)

Best NBA Trios of All Time

Kevin Durant, Kyrie Irving dhe James Harden (Brooklyn Nets)   /Telegrafi/

Kevin Durant wants James Harden trade but Kyrie Irving doesn t per Chris Broussard

telegrafi sport app