LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Zjarrfikësit meritojnë trajtim të dinjitetshëm

Haradinaj: Zjarrfikësit meritojnë trajtim të dinjitetshëm

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, ndërsa me këtë rast tha se si Qeveri kanë punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve, siç është ndarja e 600 mijë eurove për pagesë shtesë 

Ai tha se zjarrfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe kjo duhet të përmirësohet për t’i rikthyer në një forcë nacionale.

“Prita sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari z. Muharrem Beka, për të pranuar nga ta shqetësimet dhe kërkesat e tyre.


Si Qeveri kemi punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve, të lënë peng prej vitesh dhe kemi marrë vendime, në përmbushjen e kërkesave që kanë pasur, siç është ndarja e mjeteve prej 600 mijë eurosh për pagesën e orëve shtesë, puna në projekt-ligjin e ri të Financave të Pushtetit Lokal dhe rregullimi i shumës së rrezikshmërisë.

Puna më e madhe për zjarrfikësit është bërë në Ligjin e ri për pagat, ku ata janë pozicionuar denjësisht me paga meritore, derisa tani do të punojmë për adresimin e të gjitha kërkesave të tjera.

Zjarrfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe këtë respekt duhet ta adresojmë edhe në përmirësimin e gjithë infrastrukturës ligjore, për ta rikthyer ashtu siç e meritojnë, në një forcë nacionale!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori