LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron Kosovën për kryesimin e CEFTA-s

Haradinaj uron Kosovën për kryesimin e CEFTA-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar Kosovën për marrjen e kryesimit të CEFTA-s, ku bëjnë pjesë 8 shtete të rajonit.

“Me udhëheqjen e CEFTA-s, Kosova po merr përgjegjësitë e saj në skenën ndërkombëtare dhe po tregon gatishmërinë për të qenë pjesë e barabartë dhe e përgjegjshme e demokracive të zhvilluara.

Urime Kosovë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/