Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka urar shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes së tij të 82-të.

Haradinaj, në urimin e tij shkruan se krijimet e Kadaresë do t'u mbijetojnë shekujve.


Postimi i Haradinajt:”I dashur Ismail Kadare, Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë. Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar; Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm. I dashur Kadare, Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/