Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se para 11 viteve parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran.


Postimi i tij i plotë: Qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi. Njëmbëdhjetë vjet më parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran, një demokraci sovrane e shumë-etnike, e re në moshë, liberale në ide dhe Perëndimore në frymën e saj. Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. Urime Kosovë Dita e Kushtetutës! /Telegrafi/