Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.
Ai ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën, “pasi që interesi ynë është të hyjmë në NATO”.
“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partner i Kosovës nuk ka mosbesim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mosbesim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin’’, tha Haradinaj, për RTV21.
Ai tha se “listën e detyrave që ta jep Amerika bashkë me aleatët e tjerë të sigurisë nuk ka alternativë”.
“Nuk guxon as me u vonu as me diskutu. Ne po dëshirojmë me hy NATO. Na e jepni listën e detyrave dhe do t’i kryejë Kosova’’, tha Haradinaj.
Lideri i AAK-së tha se ka bërë përpjekje që raporti me aleatët për sigurinë të ruhet, sepse anëtarësimi në NATO është më i rëndësishëm se çdo temë tjetër.
“Anëtarësimi në NATO i siguron edhe serbët e Kosovës’’, tha Haradinaj, duke shtuar se kjo është më e rëndësishme se a diskutimi për dinarin.
“Mbizotëron çështja e hyrjes në NATO në krahasim me çështjen e dinarit’’, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje ka shtuar se ‘’Albin Kurti nuk lufton ai rrinë në zyre, nëse nesër vendi shkon në luftë këtij nuk I dhimbsen ata që luftojnë’’.
Më tej ai tha se SHBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.
“Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im, qëndrueshmëria, angazhimi”, tha Haradinaj.
Duke folur për marrëdhëniet SHBA-Kosovë, Haradinaj tha se SHBA-të nuk munden me e shkëput komunikimin me Kosovën, por nuk ka marrëdhënie mes Kosovës dhe SHBA-së.
Haradinaj tha se ai konsideron se ‘’dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se s’jemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon Rusisë dhe armiqve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aleatë tanë që ta kuptojnë se ndërkombëtarët, sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti’’.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.
“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk ndihmojnë për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës. E ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit me vonu përmbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan. Kurti është në shërbim të Putinit”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania