LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Unë kam qenë luftëtar lirie, jo pushtues e vrasës si Daçiqi e shefi i tij Millosheviqi

Haradinaj: Unë kam qenë luftëtar lirie, jo pushtues e vrasës si Daçiqi e shefi i tij Millosheviqi

Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ish-kryeministrin e Kosovës e kishte quajtur ‘kriminel’.

Daçiq vazhdon fushatën kundër Haradinajt: Ai për ne mbetet një kriminel lufte
Lexo po ashtu Daçiq vazhdon fushatën kundër Haradinajt: Ai për ne mbetet një kriminel lufte

‘‘Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua”, shkruan kreu i AAK-së në profilin e tij në Facebok. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Kur të vërsulet krimineli!


Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.

Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!

Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!

Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!

Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!

Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!

Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/