LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj: Unë s’jam si Visar Ymeri me u shkrry në Kuvend (Video)

Ramush Haradinaj: Unë s’jam si Visar Ymeri me u shkrry në Kuvend (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se e ka përkrahur vendimin që të gjuhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por se ai personalisht nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Haradinaj ka thënë se nëse dikush e prekë më dorë, ai kundërpërgjigjet menjëherë, duke shtuar se “më ka prekë njëherë rusi me dorë, dhe jam mbytur me ta”.


“Nuk mundem me u shkarravit. Jam gjeneratë tjetër. Nuk muj më hi në sporte të vogla. Nuk e boj atë send. Nuk muj me bo ato. Nuk jam kundër unë me bo atë. Me kërku prej meje me u shkrry, bofshi hajr, kurrë jo”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe rreth disa deklaratave të Dardan Molliqajt, lidhur me partitë opozitare.

Lideri i AAK-së lidhur me këtë tha “punë e madhe çfarë ka thënë dhe çfarë mendon Dardan Molliqaj”. /Telegrafi/